Transmetuar më 22-09-2026, 14:46

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku një 15-vjeçar ka humbur jetën.

Sipas “Bild”, i mituri i identifikuar me emrin Brian, u vra me thikë gjatë një sherri me një shqiptar dhe një grek.

Arrestimet, kontrolli i banesës së Prodës dhe "izolimi" në shtëpi i Vlora Hysenit, reagon SPAK! Policia gjermane ka shpallur në kërkim shqiptarin Albin Bejtullahu 23 vjeç, dhe grekun Alex Olntasi 22 vjeç

Ngjarja ka ndodhur në Marsberg, ku të rinjtë u përfshinë në një sherr për shkak të një vajze. Kjo e fundit dyshohet se i kishte borxh 200 euro një prej autorëve.

Ata i kanë kërkuar paratë dhe e kanë sulmuar duke i bërë presion. Në këtë moment ka ndërhyrë 15-vjeçari dhe shoku i tij për ta mbrojtur.

Por ata janë qëlluar me thikë dhe Brian humbi jetën në vendngjarje. Shoku i tij ndërkohë, mori plagë të rënda në fytyrë.

Policia ka publikuar fotot e autorëve, duke i bërë thirrje për ndihmë publikut, për ndalimin e tyre./BILD

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit