Transmetuar më 22-09-2026, 13:58

33-vjeçari dyshohet se e kishte përndjekur ish-partneren për rreth dy muaj. Sipas Policisë, më pas e mori me forcë në automjet, e dhunoi dhe e kërcënoi, ndërsa së fundmi dyshohet se kanosi edhe punëdhënësin e saj

Tiranë – Një 33-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se ka përndjekur për rreth dy muaj ish-të dashurën e tij dhe më pas e ka marrë me forcë në automjet, ku dyshohet se e ka dhunuar dhe kërcënuar.

Sipas të dhënave të Policisë, ngjarja më e rëndë dyshohet se ka ndodhur më 17 shtator 2026, kur 33-vjeçari e ka futur me forcë ish-partneren në automjet.

Hetimet tregojnë se brenda mjetit ai dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj saj dhe e ka kanosur.

Rasti nuk është mbyllur me kaq. Një ditë më parë, 33-vjeçari dyshohet se ka kërcënuar edhe punëdhënësin e gruas, me qëllim që ajo të largohej nga puna.

Pas veprimeve hetimore, i dyshuari është arrestuar, ndërsa çështja do t’i kalojë Prokurorisë për veprime të mëtejshme. /noa.al

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit