Transmetuar më 22-09-2026, 13:42

Ngjarja ndodhi në oborrin e shkollës. Nxënësi i dëmtuar mori mjekim dhe u largua në banesë, ndërsa rasti po trajtohet edhe me prindërit dhe stafin pedagogjik

Krumë, HAS – Një konflikt mes dy nxënësve është regjistruar në oborrin e gjimnazit në qytetin e Krumës, në Has.

Sipas të dhënave, një 17-vjeçar dyshohet se gjatë lojës është konfliktuar fizikisht me një shok të klasës dhe e ka gërvishtur me një mjet të vogël prerës, biçak.

Nxënësi i dëmtuar ka marrë ndihmë mjekësore dhe më pas është larguar për në banesë.

Ndaj 17-vjeçarit ka nisur procedim penal.

Veprimet janë kryer në praninë e prindërve dhe psikologut, ndërsa rasti është trajtuar edhe me familjet e dy të miturve dhe stafin pedagogjik të shkollës. /noa.al

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit