

ZVËRNEC — Delegacioni i eurodeputetëve që ndodhet në Shqipëri në kuadër të punimeve të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE ka udhëtuar drejt zonës së Zvërnecit, aty ku parashikohet të zbatohet një projekt i madh turistik.
Me të mbërritur në terren, përfaqësuesit e Parlamentit Evropian janë përballur me protestën e banorëve të zonës, të cilët kanë kërkuar që shqetësimet e tyre për mbrojtjen e pronave dhe mjedisit të dëgjohen nga delegacioni ndërkombëtar. Banorët kanë lëshuar thirrje kundër tjetërsimit të pronave e mjedisit, mes të cilave spikati pankarta dhe thirrja kryesore “Shqipëria nuk është në shitje”.
Vizita e eurodeputetëve në këtë zonë të mbrojtur zhvillohet në një kohë kur Parlamenti Evropian pret nga Shqipëria rishikimin dhe ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtura, si pjesë e zbatimit të rezolutës përkatëse dhe detyrimeve që lidhen me procesin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






