Transmetuar më 22-09-2026, 12:08

TIRANË — Detaje të reja dhe mjaft mjaft të rënda janë zbardhur nga operacioni i ushtruar gjatë orëve të mëngjesit nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), në kuadër të hetimit të zgjeruar për abuzimet me tenderat në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Gjatë kontrolleve të ushtruara pas arrestimit të biznesmenit Ergys Agasi dhe ish-zyrtarit të policisë Ulian Shpataraku, hetuesit kanë gjetur dhe sekuestruar materiale të klasifikuara “sekret shtetëror” të nxjerra nga Shërbimi Informativ i Shtetit (SHISH). Këto gjetje kanë shërbyer si bazë për lëshimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpi” dhe pezullimin nga detyra për drejtoreshën e SHISH-it, Vlora Hyseni, e cila dyshohet për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”. Masa ndaj saj mbetet e paekzekutuar pasi zyrtarja ndodhet jashtë vendit.

Paralelisht me këtë zhvillim, agjentët e BKH-së kanë ushtruar kontrolle në banesat e zyrtarëve të policisë dhe inteligjencës, përfshirë banesën e ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda. Pas urdhrit të kontrolleve, Proda është paraqitur në ambientet e SPAK-ut ku është marrë në pyetje nga prokurorët e çështjes.

Aksioni i strazuar në Tiranë dhe në zonën e Shkozetit në Durrës pason arrestimin e Ergys Agasit më 26 gusht, pas tetë muajsh në arrati, dhe po çon në zbardhjen e një rrjeti të gjerë zyrtarësh të përfshirë në nxjerrjen e të dhënave sekrete dhe abuzimin me detyrën.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit