Transmetuar më 22-09-2026, 11:29

TIRANË — Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka reaguar publikisht pas operacionit të ndërmarrë nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) dhe vendimeve të Gjykata e Posaçme (GJKKO), që përfshijnë kontrollin e banesës dhe masën e sigurisë ndaj drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), Vlora Hyseni, si dhe ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda.

Përmes një deklarate në rrjetet sociale, deputetja Koçeku analizoi rrugëtimin zyrtar të Hysenit në krye të institucioneve të inteligjencës në Kosovë dhe Shqipëri.

Lidhur me këtë zhvillim, Marjana Koçeku u shpreh:

“Vlorën e ka emnu Hashim Thaçi e ka shkarku Albin Kurti, e ka emnu Edi Rama, e ka arrestu SPAKU. Asgja me emnin Vlorë nuk i ka punët mirë këto kohë.”

Reagimi i saj vjen në kuadër të zhvillimeve hetimore lidhur me dosjen e AKSHI-t, ku organet e drejtësisë kanë lëshuar një sërë masash sigurisë dhe urdhërarrestesh për zyrtarë e ish-zyrtarë të lartë të shtetit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit