

Mjedisi dhe investimet në bregdet / Delegacione nga Parlamenti shqiptar dhe Parlamenti Evropian inspektojnë zonën e Zvërnecit
VLORË — Dy delegacione zyrtare, përkatësisht nga Kuvendi i Shqipërisë dhe Parlamenti Evropian, po zhvillojnë një vizitë inspektuese në zonën e Zvërnecit në Vlorë për t’u njohur nga afër me gjendjen e terrenit dhe detajet e projekteve të investimit të parashikuara në këtë bregdet.
Të pranishëm në këtë përfaqësi janë 14 deputetë nga Parlamenti shqiptar, të ndarë në mënyrë të barabartë mes shtatë përfaqësuesve të mazhorancës dhe shtatë të opozitës, si dhe pesë eurodeputetë. Vizita organizohet në kuadër të punimeve dhe monitorimeve të përbashkëta ndërinstitucionale.
I pranishëm në nisje të inspektimit, eurodeputeti Fredi Beleri spikati rëndësinë e kësaj ndalesë në terren, duke theksuar se aktiviteti zhvillohet në kuadër të Komisionit Ndërparlamentar të Stabilizim-Asociimit.
Lidhur me qëllimin e kësaj vizite në Zvërnec, Fredi Beleri u shpreh:
“Jemi në kuadër të komisionit ndërparlamentar të asociim-stabilizimit. Jemi duke parë nga afër situatën në Zvërnec, biodiversitetin.”
Më tej, eurodeputeti nëvizoi se nuk është kundër zhvillimit ekonomik apo investimeve në zonë, por nënmarrja e çdo projekti duhet të bëhet duke zbatuar me rigorozitet rregullat e shtetit, të drejtën e pronës, si dhe normat për mbrojtjen e mjedisit e biodiversitetit. Punimet e delegacioneve në zonë po vijojnë me mbërritjen e anëtarëve të tjerë të komisionit.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






