

TIRANË — Operacioni i ndërmarrë nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) në kuadër të hetimeve për dosjen “AKSHI” dhe komunikimeve të zbardhura nga hetimi ndaj shtetasit Ergys Agasi ka çuar në pranga zyrtarë të tjerë të policisë dhe eksponentë të biznesit.
Në kuadër të ekzekutimit të masave të sigurisë të lëshuara nga Gjykata e Posaçme (GJKKO), është arrestuar shtetasi Fatjon Kalluci, i cili mban detyrën e shefit të Laboratorit Shkencor të Policisë së Shtetit. Gjithashtu, forcat e rendit kanë vënë në pranga biznesmenin Embro Sulejmani, pronar i një subjekti tregtar në Durrës.
Paralelisht me ekzekutimin e masave të arrestit, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit po ushtrojnë kontrolle të imtësishme në disa objekte dhe ambiente private në zonën e Shkozetit në Durrës. Veprimet operative në terren vazhdojnë, ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga SPAK-u mbi fletë-arrestet e reja dhe radhën e plotë të të hetuarve.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






