Transmetuar më 22-09-2026, 10:13

TIRANË — Masa e sigurisë “arrest në shtëpi” e caktuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimi e Organizuar (GJKKO) ndaj drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), Vlora Hyseni, nuk është ekzekutuar ende nga organet e zbatimit të ligjit pasi zyrtarja e lartë nuk ndodhet brenda territorit të Shqipërisë.

Sipas të dhënave të para, Hyseni ndodhet aktualisht në Baku të Azerbajxhanit, ku po merr pjesë në një konferencë ndërkombëtare ku janë mbledhur drejtues të shërbimeve informative nga vende të ndryshme të botës.

Ekzekutimi i masës shtrënguese vjen pas kontrolleve blic të ushtruara gjatë mëngjesit nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) në banesën e saj, si dhe në banesat e ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, e zyrtarëve të tjerë. Hetimet e SPAK-ut lidhen me dosjen e AKSHI-t dhe komunikimet e zbardhura nga aparatet celulare të shtetasve Ergys Agasi dhe Uljan Shpataraku.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit