

VLORË — Një automjet i parkuar është përfshirë tërësisht nga flakët gjatë orëve të mesnatës në lagjen “24 Maji” të qytetit të Vlorës. Ngjarja është regjistruar rreth orës 01:00, duke shkaktuar djegien e plotë të mjetit.
Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, policia dyshon se bëhet fjalë për një zjarrvënie të qëllimshme dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave e motiveve të këtij akti.
Në kuadër të veprimeve hetimore, grupi i punës ka sekuestruar dhe po verifikon pamjet e kamerave të sigurisë të bizneseve dhe banesave pranë zonës ku ndodhi ngjarja, me qëllim identifikimin e autorëve të mundshëm.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






