Transmetuar më 22-09-2026, 10:04

TIRANË — Detaje të reja janë zbardhur mbi operacionin e ndërmarrë gjatë orëve të mëngjesit nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK), ku u ushtruan kontrolle në banesën e ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda.

Nxitje për këtë aksion hetimor janë bërë të dhënat e përfituara nga këqyrja e aparateve celulare të sekuestruara më parë shtetasve Ergys Agasi dhe Uljan Shpataraku. Informacionet e zbërthyera nga komunikimet telefonike kanë zbuluar lidhje me persona të tjerë dhe kanë zgjeruar rrethin e të hetuarve brenda dosjes për procedurat në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Përveç kontrollit personal dhe të banesës së Ilir Prodës, agentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë ushtruar kontrolle edhe në banesat e zyrtarëve të tjerë të niveleve të larta të administratës publike. Veprimet operative në terren vijojnë, ndërsa organet e drejtësisë ruajnë sekretin hetimor për emrat e plotë dhe objektin specifik të akuzave.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit