Transmetuar më 22-09-2026, 09:57

TIRANË — Ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) gjatë orëve të mëngjesit të sotëm.

Dalja e tij nga godinë e SPAK-ut vjen pas ekzekutimit të vendimit të Gjykatës së Posaçme (GJKKO), e cila ka miratuar urdhrat për kontroll personal dhe kontroll të banesës ndaj tij.

Oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) kanë ushtruar kontrolle blic në disa ambiente në kryeqytet, përfshirë banesën e drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), Vlora Hyseni, atë të Ilir Prodës, si dhe të disa ish-zyrtarëve të tjerë. Të dhënat e para hetimore sugjerojnë se këto veprime lidhen me hetimet për skandalin në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), pas zbulimit të komunikimeve në pajisjet telefonike të sekuestruara shtetasve Ergys Agasi dhe Uljan Shpataraku.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit