Transmetuar më 22-09-2026, 09:23

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:30. Policia po heton për të sqaruar rrethanat e plota të rastit

Tiranë – Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën e Alliasit, në Tiranë.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 07:30, shtetasi Gerald S., 36 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i një pallati dhe, për pasojë, ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ditët e fundit ka një shtim dramatik të rasteve të vetëvrasjes në Tiranë dhe rrethe të tjera të vendit dhe më shqetësues është fakti se dominojnë moshat e reja. /noa.al

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit