

Durrës – Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e 20 shtatorit në Durrës, ku një 70-vjeçar ka humbur jetën pasi është hedhur nga ura e Dajlanit.
Sipas të dhënave paraprake, bëhet fjalë për shtetasin A. N., banues në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:30. Nga informacionet e para dyshohet se 70-vjeçari ndodhej në një gjendje të rënduar psikologjike.
Si pasojë e rënies, ai ka humbur jetën.
Rrethanat e plota të ngjarjes pritet të sqarohen nga autoritetet. /noa.al
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






