Transmetuar më 22-09-2026, 08:39

Ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit është përfshirë në kontrolle të urdhëruara në kuadër të një hetimi të SPAK. Deri tani nuk është bërë publik objekti i plotë i dosjes

Tiranë – SPAK ka ushtruar kontrolle në banesën e ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, në kuadër të një hetimi që po zhvillohet nga Prokuroria e Posaçme.

Sipas raportimeve të publikuara mëngjesin e kësaj të marte, kontrollet janë kryer me vendim të Gjykatës së Posaçme, pas kërkesës së SPAK. Në vendim është parashikuar kontrolli i banesës, si edhe kontrolli personal ndaj ish-kreut të Policisë së Shtetit.

Burimet mediatike bëjnë të ditur se emri i Prodës ka dalë gjatë një hetimi në zhvillim, por deri tani nuk është bërë publik objekti i plotë i dosjes dhe as pozita procedurale e tij.

Kontrolle raportohet se janë kryer edhe në banesa të personave të tjerë. Ende nuk ka të dhëna zyrtare nëse gjatë veprimeve janë sekuestruar dokumente, pajisje elektronike apo materiale të tjera që mund t’i shërbejnë hetimit.

Ilir Proda ka mbajtur më herët detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit