Transmetuar më 22-09-2026, 09:29

Të ardhurat e ekonomisë shqiptare nga puna jashtë vendit kanë shënuar nivelin më të lartë historik gjatë gjysmës së parë të vitit 2026, duke arritur vlerën neto prej 397 milionë eurosh, çka përbën një rritje prej 27% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se ky fluks, i cili përfshin pagesat e punonjësve sezonalë dhe atyre afatshkurtër, shoqërohet gjithashtu me një ecuri rekord të dërgesave të emigrantëve, të cilat prekën vlerën e 621 milionë eurove me një rritje prej 16.7%.

Të marra së bashku, remitancat dhe të ardhurat nga puna kontribuuan me 1 miliard e 18 milionë euro në bilancin e pagesave përgjatë 6-mujorit të parë, duke mbuluar rreth 35% të deficitit tregtar në mallra. Në këtë kuadër ekonomik, edhe sektori i fasonerisë gjeneroi 365 milionë euro, pavarësisht sfidave nga forcimi i lekut dhe rritja e kostos së punës. Ndërkohë, raportet e Fondit Ndërkombëtar për Zhvillimin Bujqësor (IFAD) nënvizojnë se dërgesat e emigrantëve vijojnë të jenë një shtyllë kryesore për vendin, duke përbërë rreth 8% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit