Transmetuar më 22-09-2026, 07:17

Ditën e sotme, Shqipëria do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme, ku me kalimin e orëve dhe kryesisht pas mesditës priten alternime vranësirash dhe kthjellime të herëpashershme.

Reshje shiu me intensitet të ulët parashikohen që në orët e para të mëngjesit në zonën e juglindjes, ndërsa gjatë pjesës tjetër të ditës në veri dhe lindje do të ketë reshje lokale si dhe shtrëngata të izoluara në zonat malore.

Lidhur me parametrat e erës dhe detit, era do të fryjë nga verilindja dhe veriperëndimi me një shpejtësi mesatare prej 9 m/s, duke arritur hove më të fortë nga 16 deri në 18 m/s përgjatë vijës bregdetare, luginave dhe zonave malore. Si pasojë e forcimit të erës, valëzimi në det do të jetë i forcës 3 deri në 4 ballë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit