

Djali i ish-zëdhënësit të UÇK-së Jakup Krasniqit, Altin Krasniqi, ka rrëfyer prapaskenat e bisedës së parë me të atin pas shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë. I ftuar në emisionin "Frontal" në T7, Krasniqi tregoi se pavarësisht vendimit të gjykatës, gjendja morale e babait të tij mbetet e lartë dhe se qëndresa e tij po shërben si pikë mbështetjeje për të gjithë familjen.
Gjatë rrëfimit të tij, Altin Krasniqi citoi mesazhin që i ati i kishte përcjellë familjes menjëherë pas dënimit në shkallë të parë: "Prej vendimit tha veç jam bërë më i fortë, kjo forca e tij është duke na dhënë forcë edhe neve si familje, kështu jemi krenar me të". Jakup Krasniqi është një nga katër ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndaj të cilëve Gjykata Speciale shpalli vendimin më 16 shtator.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






