Transmetuar më 21-09-2026, 23:40

Pesë rrjetet kryesore televizive në SHBA — ABC, CBS, CNN, Fox News dhe NBC — kanë marrë vendim të përbashkët për të mos mbuluar më aktivitetet e Shtëpisë së Bardhë, pas vendimit të administratës presidenciale për t’i hequr aksesin rrjetit CNN. Përmes një deklarate të përbashkët, mediat nëvizuan se asnjë administratë nuk duhet të kufizojë raportimin e pavarur dhe refuzuan të zëvendësojnë CNN-in në sistemin e mbulimit me rotacion, duke bllokuar kështu furnizimin me pamje për transmetuesit e tjerë.

Ndërkohë, përplasja ka kaluar në nivel ligjor, ku CNN, Ms. Now dhe Politico kanë paditur administratën e presidentit Donald Trump në gjykatën federale në Uashington, duke pretenduar shkelje të Amendamentit të Parë për lirinë e shtypit dhe duke kërkuar rikthimin e menjëhershëm të akreditimeve. Nga ana tjetër, presidenti Trump ka reaguar në rrjetet sociale duke mohuar sulmet ndaj shtypit të lirë, ndërsa theksoi se veprimet e tij synojnë luftimin e "lajmeve të rreme", të cilat ai i cilësoi si një kërcënim për sigurinë kombëtare.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit