

Është publikuar biseda e fundit që Nertil Buzi ka pasur me motrën e tij pak ditë përpara ngjarjes së rëndë të 24 korrikut në Roskovec, ku ai ekzekutoi ish-vjehrrin dhe ish-vjehrrën e më pas vrau veten. Në këtë komunikim, Buzi shprehte shpresën se ish-e fejuara e tij do të tërhiqte kallëzimin penal të bërë ndaj tij, ndonëse shfaqte dyshime se ajo mund të ndikohej apo pengohej nga pjesëtarët e familjes së saj.
Gjatë bisedës me të motrën, Buzi këmbëngulte se nuk kishte ushtruar kurrë dhunë ndaj ish-partneres dhe akuzonte familjarët e saj se po përpiqeshin ta dëmtonin me çdo kusht. "Duan një deklaratë nga ana e asaj… Më ka dhënë llafin ajo për të ma bërë… Po e morën vesh ata, që do bëj atë gjë, do ta detyrojnë, s’di ç’të bëjë. Nuk do ta marrin vesh ata, po e bëri do ta bëjë pa dijeninë e atyre", citohet të ketë thënë ai, duke mohuar kategorikisht akuzat për dhunë: "As e kam prekur ndonjëherë atë me dorë dhe s’kam pse e prek… Unë e di që ata atë duan, të më fundosin sa më shumë".
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






