

Një debat verbal ka ndodhur brenda një avioni mes kryeministrit Edi Rama dhe një emigranti shqiptar të identifikuar si Fabio. Sipas dëshmisë së këtij të fundit, përplasja ka nisur në momentin kur avioni ka ulur rrotat në pistë, ku ai i ka adresuar kryeministrit një thirrje për t’u larguar nga drejtimi i vendit, veprim që ka nxitur reagimin e menjëhershëm të kreut të qeverisë.
Në rrëfimin e tij për ngjarjen, shqiptari pretendon se është përballur me tone të ashpra dhe kërcënime nga ana e kryeministrit pasi e kishte fotografuar atë brenda mjetit të fluturimit. "Kur avioni ndali, i thashë: Mos u ktheni në Shqipëri, për të mirën e shqiptarëve e për të mirën tuaj. Më tha: Hajde, hajde këtu… Më tha: Pse bën foto ti mua? I thashë: Besoj se nuk është e ndaluar. Më tha: E di çfarë të bëj unë ty?… Tha: Të zhduk. I thashë: Më rruan lesht. Ma përsëriti edhe një herë: Të zhduk. Dhe unë i përsërita fjalën time", është shprehur Fabio.
Më tej, ai ka sqaruar se pas këtij shkëmbimi fjalësh, kryeministri ka ndërhyrë te autoritetet e sigurisë së aeroportit, çka ka çuar në shoqërimin e tij të përkohshëm nga policia italiane. "Pastaj foli me policët italianë. Pastaj vajta në polici, policët qeshnin. Policëve u thashë: A punoni për kryeministrin shqiptar? Policët folën në telefon dhe pastaj më liruan", përfundoi ai rrëfimin e tij mbi incidentin.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






