Transmetuar më 21-09-2026, 21:27

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka dhënë një intervistë televizive nga Zvicra, ku ka reaguar ndaj një videoje kërcënuese të publikuar në rrjetet sociale ndaj tij dhe familjes së tij. Gjatë bisedës, Ahmetaj u shpreh: "Nuk është çështje e personazhit, është çështje tek frymëzimi që këta lloj njerëzish gjejnë në reflektim të plotë të qëndrimit të kreut të organizatës", duke pretenduar se goditjet dhe kontrollet financiare ndaj anëtarëve të familjes së tij kanë qenë të vazhdueshme.

Gjatë intervistës, Ahmetaj hodhi akuza direkte ndaj drejtuesve të policisë për mënyrën e komunikimit me zyrtarët e tjerë, duke përmendur përdorimin e platformave të koduara. "O Skënder, lëri komunikimet me plaçkitësit në Threema. Në atë aplikacionin shumë trendi, seksi, klluf që keni në telefon. Merru me këto fenomene", u shpreh ai, ndërsa pyetjes mbi emrin e aplikacionit i u përgjigj shkurt: "Threema. Është një aplikacion shumë interesant që e përdor plaçkitja me Skënderin."

Pasi u pyet nëse ndien pasiguri reale pas këtyre episodeve, ish-zëvendëskryeministri theksoi se presioni ndaj tij ka qenë konstant edhe gjatë kohës që ndodhej në Shqipëri. "Unë kam qenë në Shqipëri i kërcënuar. Që nga fëmijët për t’i marrë peng, që nga personi që kishin futur në shtëpi për të përgjuar… Mua shteti nuk më ka mbrojtur, përkcontrazi. Kështu që, unë i shantazhuar jam ndier gjatë gjithë kohës dhe shantazhimi e kërcënimi për mua është normalitet", përfundoi ai.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit