

Një ngjarje e rëndë dhe e pazakontë ka ndodhur në një nga rrugët kryesore të Barcelonës, ku pesë persona të armatosur dhe të maskuar si oficerë policie kanë rrëmbyer një burrë në mes të trafikut. Autorët kishin veshur jelekë reflektues të ngjashëm me ato të forcave të rendit spanjolle, gjë që krijoi konfuzion te dëshmitarët e shumtë që menduan fillimisht se bëhej fjalë për një aksion zyrtar policor.
Sipas pamjeve dhe raportimeve nga vendngjarja, autorët e detyruan makinën e viktimës të ndalonte pasi u përplasën me të. Më pas, ata nxorën me forcë nga sedilja e pasme një burrë të dëmtuar dhe me gjak në fytyrë, duke e futur brenda automjetit të tyre për t’u larguar me shpejtësi.
Hetimet për këtë ngjarje i ka marrë përsipër Drejtoria e Hetimeve Penale e policisë rajonale Mossos d’Esquadra, me qëllim identifikimin e personave të përfshirë dhe zbardhjen e marrëdhënies së tyre me personin e marrë peng. Megjithëse motivi zyrtar nuk është konfirmuar ende, autoritetet dyshojnë se rrëmbimi mund të jetë i lidhur me larje hesapesh apo mosmarrëveshje mes grupeve kriminale.
No és Mèxic, és Catalunya. Segrest a última hora de la tarda a l’AP-7 al tram de Montornès del Vallès.
Cinc homes d’origen desconegut han baixat del cotxe i han interromput el trànsit per segrestar persones d’altres vehicles.
Els individus, que ara mateix estan en cerca per… pic.twitter.com/61Efv6FLQt
— Nil 🌍 (@nlprat) September 20, 2026
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






