Transmetuar më 21-09-2026, 20:37

Një aksident rrugor ka ndodhur pranë Mbikalimit të Kasharit në hyrje të Tiranës, ku një furgon që transportonte pasagjerë ka humbur kontrollin dhe është përplasur me blloqet anësore prej betoni të rrugës. Përplasja ka shkaktuar dëmtime materiale të automjetit dhe panik te udhëtarët.

Si pasojë e kësaj goditjeje, katër pasagjerë që ndodheshin brenda mjetit kanë mbetur të dëmtuar. Burimet zyrtare bëjnë me dije se të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëhirë shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat kanë nisur punën për menaxhimin e trafikut dhe kryerjen e veprimeve hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit