

Këshilli Bashkiak i Matit ka miratuar me shumicë votash propozimin për bashkimin e kësaj bashkie me atë të Klosit, në kuadër të riorganizimit të ri administrativ territorial të vendit. Vendimi u mor gjatë mbledhjes së zhvilluar këtë të hënë, ku morën pjesë 20 nga 21 anëtarët e këshillit.
Pas diskutimeve mbi draft-propozimin për njësitë e vetëqeverisjes vendore, projekt-vendimi u votua nga anëtarët e pranishëm, duke marrë 14 vota pro, 5 kundër dhe 1 abstenim. Kjo votim i hap rrugë dërgimit zyrtar të qëndrimit të pushtetit vendor në Mat drejt Parlamentit.
Me këtë miratim, Këshilli Bashkiak dhe kryetari i bashkisë do t’i përcjellin Kuvendit dokumentacionin përkatës për bashkimin e dy njësive administrative. Drafti përfundimtar i reformës territoriale pritet të shqyrtohet dhe të kalojë për votim në seancë plenare më 8 tetor.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






