

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve përpara godinës së Kryeministrisë ka vijuar edhe këtë të hënë, duke shënuar ditën e saj të 114-të radhazi. Tubimi nisi me grumbullimin e pjesëmarrësve në sheshin "Skënderbej", nga ku protestuesit nisën marshimin përgjatë bulevardit "Dëshmorët e Kombit" drejt sedies së ekzekutivit.
Gjatë marshimit dhe tubimit përpara kryeministrisë, pjesëmarrësit mbajtën fjalime dhe lëshuan thirrje kundër klasës politike dhe drejtuesve të qeverisë. Kërkesa kryesore e organizatorëve dhe qytetarëve të pranishëm mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe e kabinetit të tij.
Përveç grumbullimeve të përditshme të pasdites, organizatorët kanë bërë me dije se do të përshkallëzojnë aksionin e tyre, duke thirrur një protestë të radhës ditën e enjte përpara godinës së Kuvendit të Shqipërisë.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






