Transmetuar më 21-09-2026, 16:36

Ambasadorja e re e Bashkimit Europian, Sofia Moreira de Sousa, është takuar këtë të hënë me kreun e Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho, shkruan A2 CNN.

“Puna e SPAK kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të lartë është thelbësor për të mbështetur sundimin e ligjit në Shqipëri”, tha ambasadorja përmes një postimi në X.

“Në takimin tim të parë me Kryeprokurorin Special rikonfirmova mbështetjen efikase, të pavarur, të fortë dhe të vazhdueshme ndaj SPAK.

Vijimi i rezultateve të qarta në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është element kyç për përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian”, vijon ajo.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit