Transmetuar më 21-09-2026, 14:24

• Një vlerësim ndërkombëtar për një kulturë pune që vendos njerëzit, zhvillimin dhe mirëqenien në qendër

• Zhvillimi profesional, mundësitë e rritjes dhe një mjedis gjithëpërfshirës janë pjesë e eksperiencës së punonjësve

Tiranë, 21 shtator 2026 – Raiffeisen Bank Shqipëri është vlerësuar me çmimin “Vendi më i mirë për të punuar në Shqipëri 2026” nga Global Banking & Finance Review, një vlerësim që pasqyron qasjen e bankës ndaj njerëzve, kulturës së punës dhe krijimit të një mjedisi ku punonjësit mund të zhvillohen dhe të japin kontributin e tyre.

Për Raiffeisen Bank Shqipëri, një vend i mirë pune nuk përcaktohet vetëm nga mundësitë e karrierës. Ai ndërtohet përmes mënyrës se si njerëzit përjetojnë përditshmërinë në organizatë, mundësive që kanë për të mësuar dhe për t’u zhvilluar, si dhe mbështetjes që marrin për mirëqenien dhe balancën mes jetës profesionale dhe asaj personale.

“Një kulturë e mirë pune nuk ndërtohet nga një program apo një nismë e vetme. Ajo ndërtohet çdo ditë, përmes mënyrës se si punojmë me njëri-tjetrin, mënyrës se si dëgjojmë, mbështesim dhe krijojmë mundësi për zhvillim. Për ne, njerëzit janë në qendër të kësaj kulture.

Ky vlerësim është një njohje e rëndësishme e punës së përbashkët që bëjmë dhe, mbi të gjitha, e kontributit të kolegëve tanë në krijimin e një mjedisi ku njerëzit ndihen të vlerësuar, të mbështetur dhe kanë mundësi të zhvillohen.” u shpreh znj.Valbona Zeneli, Drejtore e Divizionit të Kapitalit Njerëzor, Kultura & Organizimi, në Raiffeisen Bank Shqipëri.

Gjatë viteve, Raiffeisen Bank Shqipëri ka vijuar të investojë në një eksperiencë pune që mbështet zhvillimin profesional dhe personal të punonjësve. Trajnimet dhe mundësitë për zhvillim, iniciativat për mirëqenien, si dhe një kulturë që nxit bashkëpunimin dhe përfshirjen, janë pjesë e kësaj qasjeje.

Çmimi “Vendi më i Mirë për të Punuar në Shqipëri 2026” i dhënë nga Global Banking & Finance Review i shtohet vlerësimeve ndërkombëtare të Raiffeisen Bank Shqipëri gjatë vitit 2026 dhe përbën një njohje të rëndësishme për kulturën e saj organizative dhe njerëzit që e ndërtojnë atë çdo ditë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit