

TIRANË — Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimi e Organizuar ka vendosur të shtyjë për ditën e nesërme shpalljen e vendimit lidhur me ankimimin e masës së sigurisë "arrest në burg" ndaj shtetasit Ergys Agasi.
Gjatë seancës gjyqësore, trupa e kryesuar nga gjyqtari Florjan Kalaja dëgjoi pretendimet e palëve mbrojtëse, deklarimet e vetë të pandehurit Ergys Agasi, si dhe argumentet e parashtruara nga prokurorët e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
Në përfundim të shqyrtimit, gjykata njoftoi se vendimi përfundimtar mbi ankimimin e vendimit të shkallës së parë do të shpallet zyrtarisht të martën, në orën 13:00. Ergys Agasi kërkon ndryshimin e masës shtrënguese të arrestit në burg të caktuar më parë ndaj tij.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






