

Një grup studentësh kanë protestuar sot në sheshin e Prishtinës, duke kundërshtuar vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Me pankarta në duar, studentët kanë marshuar nga Qendra e Studentëve drejt sheshit të Prishtinës, ku kanë shprehur qëndrimet e tyre lidhur me vendimin.
Gjatë protestës, ata kanë zhvilluar edhe një aktivitet simbolik, duke lëshuar pëllumba të bardhë, të cilët simbolizojnë paqen.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






