

Konflikti ndodhi në Kryeluzaj, përgjatë aksit Rrogozhinë-Kavajë. Pistoleta u gjet e fshehur pranë vendngjarjes, ndërsa në banesën e të dyshuarit u sekuestrua edhe municion
Një konflikt në fshatin Kryeluzaj, në Kavajë, ka përfunduar me kërcënim me armë zjarri dhe arrestimin e autorit të dyshuar.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një subjekt përgjatë aksit rrugor Rrogozhinë-Kavajë.
Sipas të dhënave, Amarildo Haremi, banues në Lushnjë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka kanosur me pistoletë D. T., banues në Kryeluzaj.
Pas ngjarjes, arma dyshohet se është fshehur pranë vendit ku ndodhi konflikti. Kjo bëri që i dyshuari të rikthehet në vendin e ngjarjes në përpjekjet policore që të lokalizojnë ku gjendej arma e krimit.
Gjatë kontrolleve u gjet dhe u sekuestrua pistoleta e dyshuar si e përdorur në kanosje.
Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e të arrestuarit, u gjet edhe një sasi municioni luftarak e kalibrave të ndryshëm.
Policia tha se Haremi u arrestua për “Mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Kanosje”.
Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes. /noa.al
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






