

Plagosje me thikë në Pogradec, 51-vjeçari godet 48-vjeçarin pas një konflikti. Ngjarja ndodhi në fshatin Proptisht. I plagosuri u dërgua në spital, ndërsa 51-vjeçari i dyshuar u kap dhe u shoqërua në komisariat
Një 48-vjeçar është plagosur me thikë mëngjesin e sotëm në fshatin Proptisht të Pogradecit, pas një konflikti për motive të dobëta.
Sipas të dhënave paraprake, rreth orës 09:00, Blerim Çela, 51 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës Minir Çela, 48 vjeç.
I plagosuri është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.
Pas ngjarjes, i dyshuari është larguar nga vendi, por është kapur gjatë kontrolleve në fshatin Proptisht dhe është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Pogradec për veprime të mëtejshme.
Hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe shkaqet e konfliktit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






