

FUSHË-KRUJË — Zjarri që përfshiu vendgrumbullimin e mbeturinave në Fushë-Krujë gjatë ditës së djeshme vijon të jetë ende aktiv, duke krijuar ndotje të lartë mjedisore në të gjithë zonën rrethuese.
Pavarësisht ndërhyrjeve me fadroma për mbulimin e plehrave me dhe, djegia e brendshme vazhdon të çlirojë sasi të mëdha tymi. Reja e tymit toksik është përhapur gjerësisht, duke mbuluar territore nga Kamza deri në Mamurras.
Paraprakisht dyshohet se ngjarja lidhet me një zjarrvënie të qëllimshme, meqenëse kjo është hera e disatë brenda dy muajve të fundit që ky vendgrumbullim përfshihet nga flakët. Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve të mundshëm dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






