

POGRADEC — Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e ndodhur gjatë orëve të mëngjesit të sotëm në fshatin Proptisht të Pogradecit, ku një konflikt me armë të ftohta la të plagosur një person.
Sipas të dhënave zyrtare, ngjarja ka ndodhur mes dy kushërinjve me mbiemër Çela. I dëmtuari, i cili mori një goditje me thikë në pjesën e shpatullës, është transportuar menjëherë në spitalin e Pogradecit ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, shërbimet e policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e autorit të ngjarjes, i cili është dërguar në Komisariatin e Policisë Pogradec për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale e ligjore.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






