Transmetuar më 21-09-2026, 10:40

TIRANË — Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimi e Organizuar (GJKKO) ka nisur aplikimin e masave administrative ndaj avokatëve që po zbatojnë bojkotin e shpallur nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë.

Masa e gjobës u vendos gjatë seancës gjyqësore ndaj Lulzim Berishës, Emiljano Shullazit dhe të pandehurve të tjerë, lidhur me vrasjet e bujshme të vitit 2005 të Vajdin Lamës dhe Klodian Saliut, ku nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) pritej leximi i pretencës. Avokatët mbrojtës, si të zgjedhur nga palët ashtu edhe të caktuar kryesisht, refuzuan të ulen në vendet e tyre të mbrojtjes dhe qëndruan në pjesën e rezervuar për publikun.

Për shkak të pamundësisë së zhvillimit të seancës, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Flora Hajredinaj vendosi gjobitjen me nga 50 mijë lekë për secilin nga më shumë se 10 avokatët e pranishëm.

Vendimi i avokatëve për të mos marrë pjesë në procese lidhet me kundërshtimin e rregullores së re të brendshme të GJKKO-së, të cilën Dhoma e Avokatisë e cilëson si antikushtetuese dhe kufizuese për ushtrimin e lirë të profesionit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit