Transmetuar më 21-09-2026, 10:00

TIRANË — Bota e mjekësisë shqiptare ka humbur një nga emrat e saj më të spikatur, mjekun gastrohepatolog në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, profesor Skerdi Prifti, i cili është ndarë nga jeta ditën e diel.

Lajmi është bërë i ditur zyrtarisht nga QSUT përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ku vlerësohet kontributi i tij më se 40-vjeçar në shërbim të mjekësisë, pacientëve dhe arsimit të lartë mjekësor në vend.

Skerdi Prifti përfundoi studimet e larta në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës gjatë viteve 1981–1986. Gjatë karrierës së tij profesionale, ai kreu një sërë specializimesh dhe kualifikimesh ndërkombëtare, përfshirë studime pranë Universitetit Georgetown në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përveç veprimtarisë së tij klinike si mjek specialist në QSUT, ai shërbeu për dekada me radhë si pedagog në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë, duke dhënë një ndihmesë të çmuar në edukimin, kualifikimin dhe formimin profesional të brezave të rinj të mjekëve shqiptarë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit