Transmetuar më 21-09-2026, 09:56

KORÇË — Dy autorët e dyshuar për vrasjen e Egli Progës në Pogradec, Denis Meçe dhe Leonidha Guçe, kanë mbërritur gjatë orëve të mëngjesit të sotëm në ambientet e Gjykatës së Korçës nën masa të rrepta sigurie për nisjen e seancës gjyqësore.

Përfundimi i hetimeve nga Prokuroria çoi në dërgimin e çështjes për gjykim ndaj pesë personave. Ndaj Denis Meçes dhe Leonidha Guçes rëndon akuza e vrasjes me dashje të kryer në bashkëpunim, ndërsa të dy ndodhen nën masën e sigurisë "arrest në shtëpi". Ndërkohë, tre personat e tjerë të përfshirë në hetim — Arjan Manellari, Voltan Shkulaku dhe Andi Shkulaku — po gjykohen nën masën "detyrim paraqitje" për veprat penale të moskallëzimit të krimit dhe kryerjes së veprimeve që pengojnë zbardhjen e së vërtetës.

Në vijim të hetimeve, pozita ligjore e Leonidha Guçes pësoi ndryshim, pasi hetuesit zbuluan përfshirjen e tij të drejtpërdrejtë në dhunimin e viktimës brenda ambienteve të lokalit përpara se Egli Proga të goditej jashtë tij nga Denis Meçe.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 10 gusht, kur pas një konflikti verbal të nisur brenda ambienteve të lokalit për motive të çastit, viktima u nxor jashtë nga autorët ku edhe u sulmua fizikisht, goditje që rezultuan fatale për jetën e tij.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit