

BOLONJA — Gjykata e Apelit e Bolonjës ka vendosur uljen e dënimit nga 17 në 15 vjet burgim për autorin e vrasjes së 13-vjeçares shqiptare Aurora Tila, e cila humbi jetën më 25 tetor 2024 në Piacenza pasi u hodh nga ballkoni i banesës prej ish-të dashurit të saj.
Vendimi i ri gjyqësor ka nxitur reagimin e nënës së viktimës, Morena Corbellini, e cila gjatë një interviste televizive e cilësoi vendimin si një humbje të besimit te sistemi i drejtësisë:
“Kur u lexua dënimi, ndjeva dhimbje të madhe, një disfatë. Besoja aq shumë në drejtësi, dhe sot nuk besoj më në të. Ka aq shumë zhgënjim dhe aq shumë zemërim. Shkova në dhomën e saj për të kërkuar falje sepse nuk mora atë që doja. Beteja nuk ka mbaruar. Dua të kuptoj pse dënimet janë kaq të ulëta për ata që vrasin.”
Nëna e të ndjerës e cilësoi vendimin e shkallës së dytë si të papranueshëm, duke paralajmëruar se do të vazhdojë përpjekjet e saj ligjore për kërkimin e drejtësisë për vajzën e saj.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






