

Është identifikuar gruaja që humbi jetën mëngjesin e sotëm në aksidentin e ndodhur në aksin rrugor Bradashesh-Peqin.
E ndjera është Bajame Çekrezi, 65 vjeçe, banore e zonës, raporton noa.al.
Ajo u përplas nga një automjet teksa po lëvizte si këmbësore në këtë aks rrugor.
Sipas të dhënave paraprake, automjeti drejtohej nga F. Q., 47 vjeç, banues në Papër.
Si pasojë e përplasjes, 65-vjeçarja humbi jetën në vendngjarje.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprimet e mëtejshme procedurale, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit. /noa.al

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






