Transmetuar më 21-09-2026, 08:20

Elbasan – Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Bradashesh-Peqin, në Elbasan.

Sipas të dhënave paraprake, një automjet i drejtuar nga F. Q., 47 vjeç, banues në Papër, ka përplasur një grua këmbësore, rreth 60 vjeçe.

Si pasojë e përplasjes, gruaja ka humbur jetën në vendngjarje.

Viktima nuk është identifikuar ende.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprimet e mëtejshme procedurale.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, si edhe për identifikimin e viktimës. /noa.al

Foto arkivi

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit