

Një zjarr i përmasave të mëdha pyjore ka djegur më shumë se 2 mijë hektarë në zonën e Andeve qendrore në Kolumbi, duke vënë në rrezik të drejtpërdrejtë qytezën historike të Villa de Leiva-s, një nga destinacionet më të njohura turistike në vend.
Zjarri i rënë të shtunën u përhap me shpejtësi përgjatë shpateve që rrethojnë qytezën e njohur për arkitekturën e saj koloniale, ku flakët janë bërë të dukshme edhe nga sheshi qendror. Për përballimin e emergjencës janë angazhuar rreth 250 zjarrfikës dhe banorë lokalisht, të cilët po ndihmohen nga helikopterë ushtarakë dhe përforcime të dërguara nga Bogota. Autoritetet kanë nisur evakuimin e banorëve dhe turistëve nga strukturat hoteliere në zonat më të rrezikuara, ndërsa Presidenti Abelardo de la Espriella konfirmoi mobilizimin e plotë të kapaciteteve shtetërore për mbrojtjen e popullsisë dhe trashëgimisë kulturore.
Kushtet ekstreme të motit dhe përhapja e shpejtë e flakëve janë ndikuar drejtpërdrejt nga fenomeni klimatik El Niño, i cili ka sjellë temperaturat e larta dhe thatësirë të theksuar në rajon. Sipas bilancit më të fundit nga autoritetet vendase, në të gjithë territorin e Kolumbisë mbeten aktualisht aktive 18 vatra zjarresh pyjore.
🚨 URGENTE | Hago un llamado a la @UNGRD para que active todos los mecanismos de apoyo disponibles para atender el voraz incendio que amenaza a Villa de Leyva.
Solicitamos que se envíe refuerzo de personal, equipos especializados, apoyo aéreo y se haga coordinación urgente con los organismos de socorro para contener el fuego, proteger a la comunidad y evitar que la emergencia siga avanzando.
— Hector Chaparro (@hectordchaparro) September 20, 2026
🔥🚨 #Atención | Varios organismos de socorro de Boyacá se han unido para atender el incendio forestal en Villa de Leyva. Los equipos trabajan para controlar las llamas, mientras las autoridades investigan las causas de la emergencia.#IncendioVillaDeLeyva #VillaDeLeyva pic.twitter.com/mAhJeyVJYH
— NCT NOTICIAS (@NCTNOTICIAS) September 19, 2026
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






