

Territori shqiptar do të ndikohet gjatë ditës së sotme nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, me një përkeqësim gradual të situatës së motit në të gjithë vendin.
Dita do të nisë me orë me kthjellime, por me kalimin e orëve parashikohet shtim i vranësirave mesatare deri të dendura. Nga mesdita deri në pasditen e vonë priten reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në zonat malore reshjet mund të marrin karakterin e shtrëngatave të izoluara shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Parametrat e erës do të shënojnë shpejtësi mesatare deri në 7 m/s nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit, ndërsa në bregdetin jugperëndimor dhe në zonat luginore era do të forcohet deri në 17 m/s. Sa i përket kushteve detare, valëzimi do të mbetet i ulët, i forcës 1 deri në 2 ballë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






