Transmetuar më 20-09-2026, 22:59

Reperi i njohur Ledri Vula u bë pjesë e protestës së mbajtur mbrëmjen e së dielës në sheshin "Skënderbeu" në Prishtinë, në kundërshtim të vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë fjalës së tij përpara qytetarëve të mbledhur, artistit u shpreh se këtë herë nuk po fliste në cilësinë e këngëtarit, por si një person që e ka përjetuar luftën që në fëmijëri. Ai vuri nëdukje me interes të veçantë pjesëmarrjen e madhe të brezit të ri, ku shumë prej tyre nuk kishin lindur ende gjatë periudhës së konfliktit, duke e cilësuar praninë e tyre si një shenjë falënderimi dhe mirënjohjeje për sakrificën e çlirimtarëve që sot po dënohen padrejtësisht.

Në mbyllje të mesazhit të tij, Ledri Vula falënderoi protestuesit për mbështetjen e treguar dhe iu bashkua thirrjeve masive në mbështetje të UÇK-së, ndërsa tubimi vijoi me pjesëmarrjen e qindra qytetarëve.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit