Transmetuar më 20-09-2026, 22:41

Shqipëria ka ndjekur një linjë të ndryshme nga ajo e Bashkimit Europian sa i përket sigurisë së importit të mishit nga Brazili. Ndërsa BE-ja ka aplikuar bllokim të plotë edhe për mishin e derrit prej mungesës së standardeve të sigurisë, Ministria e Bujqësisë ka kufizuar vetëm importin e mishit të shpendëve dhe gjedhit prej datës 3 shtator, duke lejuar hyrjen e mishit të derrit nga stabilimente të papranuara nga Europa.

Ky vendim ka nxitur reagime nga ekspertët e sigurisë ushqimore, të cilët e konsiderojnë këtë masë gjysmake dhe pa bazë shkencore apo vlerësimi risku, meqenëse të gjitha llojet e mishit vijnë nga i njëjti shtet që përdor regjim të diferencuar nga BE-ja për përdorimin e antibiotikëve. Mishi i derrit nga Brazili parashikohet të vijojë furnizimin e industrisë së përpunimit, restoranteve dhe tregut vendas. Specialistët nëvizojnë nevojën për mbështetjen e prodhuesve drejt tregjeve alternative me lehtësi fiskale, si dhe shtimin e kontrolleve laboratorike në Pikat e Kalimit Kufitar për garantimin e sigurisë ushqimore.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit