

Qeveria shqiptare ka prezantuar nismën e re “Pasqyra e Çmimeve”, një platformë online me synim rritjen e transparencës dhe nxitjen e konkurrencës në tregun vendas. Përmes këtij portali, qytetarët do të mund të informohen në kohë reale mbi çmimet e produkteve vendase dhe atyre të importit.
Ekspertët dhe autoritetet janë shprehur të shqetësuar për nivelin e lartë të çmimeve të disa artikujve, të cilat nuk reflektuan uljen e kostos së importeve pas zhvlerësimit të euros gjatë dy viteve të fundit. Për t’i dhënë zgjidhje këtij fenomeni, Ministria e Ekonomisë ka bërë me dije se platforma do të mundësojë gjurmimin e çmimit që nga origjina — nga prodhimi ose dogana deri te shitja përfundimtare në treg. Fokus fillestar do të jenë produktet e shportës ushqimore, për të vijuar më pas me produktet industriale.
Në kuadër të këtij projekti, autoritetet kanë nisur bisedimet me rrjetet e mëdha të supermarketeve për të identifikuar produktet më të kërkuara dhe për të analizuar marzhet e fitimit bruto dhe neto. Ky proces synon të paraprijë zbatimin e një skeme të ngjashme me modelin e aplikuar në Greqi, ku përmes dakordësisë me furnitorët u arrit ulja e çmimeve për mbi 1,600 produkte. Platforma “Pasqyra e Çmimeve” parashikohet të bëhet plProperty operative brenda muajit shtator.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






