Transmetuar më 20-09-2026, 20:36

Qindra qytetarë janë mbledhur mbrëmjen e kësaj të diele në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj vendimit të fundit të Gjykatës Speciale në Hagë, e cila dënoi me një total prej 81 vitesh burgim ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë tubimit, protestuesit kanë shpalosur dhe valëvitur një flamur gjigand të UÇK-së, duke brohoritur thirrje në mbështetje të ish-krerëve të luftës. Manifestime analoge janë organizuar edhe nga diaspora shqiptare në Europë. Në Vjenë të Austrisë, emigrantë të shumtë u tubuan me pankarta dhe parulla të tilla si “Liria ka emër”, “Jo në emrin tim” dhe “Liri për çlirimtarët e Kosovës”.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit