

Ish-banorja e reality show-t "Big Brother VIP Albania 5", Brikena Selmani, ka reaguar publikisht për të sqaruar zërat që po qarkullonin me shpejtësi në rrjetet sociale lidhur me një shtatzëni të mundshme.
Përmes një mesazhi të drejtpërdrejtë drejtuar ndjekësve të saj në një grup të mbyllur fansash, ish-përfaqësuesja e Kosovës në "Miss Grand International 2025" i ka mohuar kategorikisht këto aludime. Ajo u kërkoi ndjekësve të mos përhapin lajme të pavërteta pa pasur më parë një konfirmim zyrtar prej saj.
Brikena Selmani aktualisht ndodhet në Itali pranë familjes së saj, ndërsa po shijon edhe ecurinë pozitive të lidhjes së saj me Mateo Borrin.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






