Transmetuar më 20-09-2026, 18:26

Një 25-vjeçar shqiptar me banim në Torino ka mbetur i vdekur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm gjatë një tentative për të grabitur një banesë në Baldissero d’Alba, në provincën e Cuneos në Itali.

Sipas të dhënave të para nga mediat vendase, një grup prej 4 deri në 5 personash ka hyrë në oborrin e pronës rreth orës 02:00 të mëngjesit. Pronari i shtëpisë, shtetasi italian Roberto Mollo, ka dëgjuar zhurmat dhe ka dalë për të kontrolluar situatën i armatosur me një pistoletë gjysmëautomatike që e posedonte me leje ligjshme.

Në kushtet e errësirës dhe pas përballjes me grupin e personave të paautorizuar, Mollo ka qëlluar disa herë në drejtim të tyre. Si pasojë e të shtënave, 25-vjeçari shqiptar ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa personat e tjerë janë larguar me shpejtësi. Autoritetet hetimore italiane kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes dhe përcaktimin e rrethanave ligjore të përdorimit të armës

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit