

Një përleshje e dhunshme për motive sentimentale ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës pranë një lokali në Piazza Bernardino de Lera, në qytetin e Cremonas në Itali. Në konflikt janë përfshirë gjashtë persona, mes të cilëve pesë shtetas shqiptarë dhe një shtetas italian.
Në vendin e ngjarjes, forcat e policisë identifikuan fillimisht tre shqiptarë të moshave 29, 44 dhe 49 vjeç, si dhe një 50-vjeçar italian. Sipas dëshmive të dhëna për autoritetet, katër personat deklaruan se u sulmuan nga dy individë të tjerë të njohur prej tyre, menjëherë pasi kishin zbritur nga automjeti.
Hetimet e mëtejshme zbuluan se disa nga personat e përfshirë në këtë përleshje rezultojnë me precedentë të mëparshëm penalë për krime kundër personit, pronës dhe trafikim droge. Pas veprimeve të para procedurale, autoritetet italiane kanë nisur hetimin në gjendje të lirë për të gjashtë personat për veprën penale të pjesëmarrjes në përleshje me motiv sentimental.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






