Transmetuar më 20-09-2026, 17:40

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin nacional Maqellarë–Peshkopi, ku si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur një grua dhe djali i saj.

Të lënduarit kanë marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin rajonal të Peshkopisë, por për shkak të gjendjes dhe nevojës për mjekim më të specializuar, ata janë nisur me urgjencë drejt Tiranës.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në aksident. Autoritetet po punojnë për dokumentimin e plotë të dinamikës së ngjarjes.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit